Zvicër arrestohet bossi i një rrjeti të narkomafies nga Maqedonia..
Një 30-vjeçar, kreu i një rrjeti të narkotikëve nga Maqedonia, i kërkuar me fletarrest evropian që nga viti 2022, është arrestuar në aeroportin e Gjenevës, Zvicër, dhe më pas është ekstraduar në Austri, raportoi portali gjerman Blick.ch. Sipas portalit, maqedonasi, i cili është konsideruar udhëheqës i një narkomafie në të gjithë Evropën, u arrestua në aeroportin e Gjenevës. Ai ishte kërkuar me fletarrest të BE-së që nga viti 2022, me një urdhër për arrestimin e tij.